Pas raportimit në media se në komisariatin Kamëz është rrëmbmyer një vajze të re, e cila është marrë me forcë nga një djalë dhe është futur në makinë pa dëshirën e saj, ka reaguar policia e shtetit.
Në njoftimin zyrtar konfirmohet se salla operative ka marrë një telefonatë të tillë për rrëmbimin e një të vajze, por nga verifikimet e kryera rezulton të jetë një denoncim i rremë.
Telefonata ka mbërritur në sallën operative ditën e sotme në orën 14:20 dhe policia filloi menjëherë verifikimet për çështjen.



