Shkodër/ Dhunoi me sende të forta efektivin e policisë, vetëdorëzohet në polici autori

Shkodër/ Dhunoi me sende të forta efektivin e policisë, vetëdorëzohet në polici autori

Pak orë pasi dhunoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër Admnir Okaj, autori i dyshuar i kësaj ngjarje Ormir Gucia është vetëdorëzuar në polici.

Shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Kujtojmë se ngjara u regjistruar mesditën e sotme ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta efektivin Okaj i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy