Kajo do të ndërtojë avionë ushtarakë. Nufi: Miratohen 4 akte në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Kajo do të ndërtojë avionë ushtarakë. Nufi: Miratohen 4 akte në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Në mbledhjen e kësaj të premteje të Këshillit të Ministrave u miratuan katër akte që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend. 

 

Në lidhje me zhvillimin e industrisë ushtarake, ministri i mbrojtjes Ermal Nufi theksoi rëndësinë e dy vendimeve të Këshillit të Ministrave që autorizojnë shoqërinë KAYO për të negociuar dhe lidhur marrëveshje për krijimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë në Shqipëri.

 

Në marrëveshjen e re, shteti do të mbajë të paktën 40% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do t’i takojë partnerit privat. “KAYO” do të zhvillojë aktivitetin në bazën detare të Pashalimanit.

 

Nufi shpjegoi gjithashtu se këto zhvillime do të ndikojnë pozitivisht në industrinë ushtarake të vendit si dhe në sektorin e punësimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy