
Kryetari i Bashkisë së Përrrenjasit, Nuri Belba ka kallëzuar në SPAK paraardhësen e tij Miranda Rirën për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kallëzimi lidhet me ndërtimin e fushës së re të sportit në qytetin e Prrenjasit.
Kryebashkiaku Belba ka kallëzuar Rirën për “shpërdorim detyre”për ndërtimin e një fushe sporti në qytetin e Prrenjasit. Fjala është për procedurën e ndjekur nga Bashkia drejtuar aso kohe nga Rira, për “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”, sipas paditësit, realizuar në kushtet e shkeljes ligjore.



