
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, ndërsa raportohet se ka të plagosur.
Policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të përcjellë edhe informacionin paraprak lidhur me ngjarjen.



