Filipinë / Sulm në resortin e madh turistik, 37 persona vdesin nga asfiksia

Filipinë / Sulm në resortin e madh turistik, 37 persona vdesin nga asfiksia

Të paktën 37 persona humbën jetën në një resort turistik në Manila të Filipines, pasi ai u sulmua nga një person i armatosur. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, viktimat gjetën vdekjen si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Shefi i policisë së Filipineve tha se personi i armatosur kishte hyrë në zonën e lojërave në resort, duke u vënë zjarrin disa tavolinave. Ai shtoi se ishte qëlluar me armë zjarri, por se plumbat nuk u ishin drejtuar të pranishmëve në sallë.

Autoritetet policore filipinase kanë përjashtuar mundësinë për sulm terrorist të lidhur me ISIS, pasi asnjë nga viktimat nuk ka plagë me armë zjarri në trup.

Sulmi u regjistrua pak pas mesnatës, me orën lokale. Nga resorti popullor turistik “Ëorld Manila” që ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar, u dëgjuan krisma armësh dhe shpërthime.

Forcat speciale “SWAT”, efektivë policie, zjarrfikëse dhe ambulanca, u dërguan menjëherë në zonë. Pamjet e shfaqura në televizion treguan njerëzit teksa largoheshin të frikësuar nga hoteli. 

Kompleksi turistik, më i madhi në Filipine, përfshin katër hotele, kazino, restorante, bare, klube, kinema dhe teatro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy