Plagosje në Vlorë, pas një orë ndjekje kapet i dyshuari

Plagosje në Vlorë, pas një orë ndjekje kapet i dyshuari

Një plagosje me thikë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë, ku një 33-vjeçar është vënë në pranga pas një orë ndjekje,

Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Armando Mustafa, 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas një orë ndjekjeje, shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy