
Arrestohen dy të rinj në Tiranë pasi akuzohen se falsifikonin kartëmonedha, dhe më pas i përdornin ato.
Në pranga kanë rënë dy 19 vjeçarët me ininciale përkatësisht U. M. dhe N. P të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë përdorur kartëmonedhat false kryesisht në disa pika karburanti dhe kioska.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:
Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Euro 2020”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, në pranga 2 të rinj.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit:
- U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
- N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë;
Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim.



