Përplasen dy makina në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, plagoset pasagjerja

Përplasen dy makina në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, plagoset pasagjerja

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën  në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht.

Bëhet me dije se aksidenti mes mjetit tip “Volksëagen” dhe atij “Benz”  është dëmtuar pasagjerja e njërës prej mjeteve që është trasportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë: Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2022, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy