Plagoset me thikë i riu në Kukës, shpallet në kërkim i dyshuari

Plagoset me thikë i riu në Kukës, shpallet në kërkim i dyshuari

Plagosi me thikë një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit mes tyre, shpallet në kërkim një i ri në Kukës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E., ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

Shtetasi A. E., po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C., dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy