Historia/ “Donte të më rrëmbente”, 21-vjeçarja tregon makthin e përndjekjes nga fqinji i saj

Historia/ “Donte të më rrëmbente”, 21-vjeçarja tregon makthin e përndjekjes nga fqinji i saj

Një 22-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, nën akuzën se ka përdjekur ish-të dashurën e tij 21-vjeçare, të cilën njëkohësisht e kishte edhe fqinj. Në vendimin e gjykatës që e disponon edhe MCN, thuhet se në datën 12.01.2021 shtetësja D. R., teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus urban, është përndjekur nga i pandehuri E. Sh., i cili fillimisht e ka ndjekur me automjetin e tij, e më pas ka hipur në autobus është ulur pranë saj.

Pasi shtetësja D. R., ka zbritur nga autobusi, i pandehuri e ka ndjekur nga prapa dhe në një moment e ka ndaluar duke i marrë telefonin me forcë e jashtë dëshirës së saj. Në vijim kjo shtetëse ka kërkuar ndihmën e një patrulle policie, e cila ka telefonuar të pandehurin duke i kërkuar fillimisht të kthente telefonin e më pas të mos shqetësonte më D. R. Në vijim, i pandehuri e ka kthyer telefonin nëpërmjet një shoku të tij dhe D., ka vazhduar rrugën në këmbë për në banesën e saj dhe në një moment i pandehuri E. Sh., i ka dalë përsëri përpara dhe këtë herë ka dashur ta marrë kundër dëshirës së saj në makinë. Dezdemona ka filluar të kërkojë ndihmë dhe rastësisht aty është gjetur një patrullë tjetër e Policisë së Shtetit.

Ky version i shtetëses D. R., është konfirmuar edhe nga punonjësit e Policisë. Ata konfirmojnë të dy momentet e përndjekjes nga ana e të pandehurit ndaj shtetëses D. R., si në momentin kur i mori me forcë telefonin ashtu edhe kur kërkoi ta fuste me forcë në automjetin e tij.

Në vijim të kësaj ngjarjeje, shtetësja D. R., pasi është pyetur lidhur me këtë ngjarje ka deklaruar se të pandehurin E. Sh., e ka fqinj dhe se e ka patur të dashur para dy vjetësh, por janë ndarë dhe e ai nuk e pranon këtë fakt dhe vazhdon ta përndjekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy