Një aksident është regjistruar pak pas mesditës në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Germenj, ku 66-vjeçari Llambri Shkoza, i cili udhëtonte me një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e aksidentit 66-vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, gjë që është konfirmuar edhe nga testi i alkoolit i kryer nga efektivët e policisë.
Aktualisht, ai ndodhet në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet në gjendje stabile.



