
Një iranian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë kufitare në Kakavijë.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të Republikës së Shqipërisësë, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin Mehran Kamolpour, të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.



