
263 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është raportuar për të vdekur.
Numri i rasteve të reja ka dalur nga testimi i 3.008 rasteve të dyshuara me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Gjithnjë sipas këtij njoftimi, tetë persona rezultojnë të shëruar përgjatë 24 orëve në Kosovë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.
Në total numri i rasteve aktive është 2.271.



