Gjatë ditës së sotme është regjistruar një rekordi i ri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Në spitalet e vendit, si asnjëherë tjetër, kanë ndërruar jetë plotë 51 pacientë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 20 nga viktimat janë nga Shkupi. Nga 5 viktima janë regjistruar në Prilep dhe Strumicë. Në Kumanovë dhe Koçan janë regjistruar nga 3 viktima. Tetova, Gostivari, Ohri e Kavadari kanë regjistruar nga 2 viktima, ndërsa nga 1 viktimë kanë regjistruar Negotina, Gjevgjelia, Radovishi, Dellçeva, Vinica dhe Vallandova.
Ndërsa janë shënuar edhe 1 302 raste të reja nga 4 438 teste të kryera në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 626 persona.



