Masat e sigurisë/ Karamuço: Është ndaluar Ballist Morina, si një element që mund të provokojë

Masat e sigurisë/ Karamuço: Është ndaluar Ballist Morina, si një element që mund të provokojë

Profesori i kriminalistikes Ervin Karamuço, në studion e “MCN live”, numëroi elementet që mund të jenë ndër indikatorët cenuar të sigurisë dhe mbarëvajtjes së Samitit të sotëm të BE.

Karamuço, bëri të ditur se mbrëmë është ndaluar edhe aktivisti Ballist Morina, si një element që mund të provokoj, ndërkohë që Irani është një element tjetër destabilizues, që mund të ndikojë në dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.

Vetëm mbrëmë është shoqëruar edhe Ballist Morina, dihet që ai është një element që mund të shqetësoj, edhe mund të provokojë në raste të caktuara zhvillimin e aktiviteteve, i ka bërë këto më përpara mund ti bëj këto edhe sërish, thjesht për të cenuar imazhin e një mbarëvajtje të mirë dhe harmonike të gjithë kësaj që po ndodh.

Nga ana tjetër në kemi zgjidhur marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit, dhe sigurisht që ai nuk është vet i përfshirë por bënë atë që quhet “lufta përmes vendet të treta”, dhe nuk është çudi që në këto raste të dëmtoj imazhin e Shqipërisë për shkak të problematikave që ne kemi pasur në lidhje me muhaxhedinet , me MEK-un në Manzë.

Poashtu kemi risqe nga grupe të caktuara të ekstremizmit të dhunshëm, të cilët i kemi riatdhesuar, kanë qene në luftat e ISIS, në vendet e Lindjes së Mesme, ato quhet qendra të fjetura, por edhe mund të riaktivizohen në raste të veçanta dhe tani që po flasim, po mbahen nën vëzhgim të rreptë, nën survejim të caktuar, të cilët kanë një rrezikshmëri të shtuar në këtë ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy