Guardia di Finanza në përfundim të misionit në Shqipëri sa i takon luftës ndaj kultivimit të kanabisit ka konstatuar se është rritur tendenca për të kultivuar kanabisin në shtëpi bari.
Gjatë kontrolleve nga ajri është monitoruar 48% e territorit dhe janë sekuestruar rreth 110 mijë bimë kanabis. Ndërsa në pranga kanë rënë 184 persona.



