Rikthehet në burg Moisi Habilaj, Gjykata në Katania e dënon me 15 vite burg

Rikthehet në burg Moisi Habilaj, Gjykata në Katania e dënon me 15 vite burg

Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg shqiptarin Moisi Habilaj, i cilësuar ndryse si trafikanti shqiptar i drogës në Itali. Gjqtarët e Katanias zgjodhën që mos ta ndryshonin vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit më 19 qershor të vitit 2019.

Mediat italiane shkruajnë se Habilaj në gjykimin e shkallës së parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’i dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mediat fqinje kanë zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se: “Nëse vini në Shqipëri e kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”. Ndërkohë, dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin po zhvillohet një proces në Shqipëri. Prokurorët e SPAK që hetuan çështjen Tahiri, nuk kanë arritur të identifikojnë dhe provojnë veprime konkrete të kryera me dashje nga të pandehurit Sajmir Tahiri dhe Jael Çela, për të ndihmuar grupin kriminal të Moisi Habilajt për trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo gjykatë po ashtu thotë se nuk është arritur të provohet një marrëdhënie mes Tahiri dhe të pandehurit Mosi Habilaj, që ata të kenë pasur një nivel bashkëpunimi për kryerjen e trafikut të drogës. Lidhur me pozicionin e Jaeld Çelës, që në vitin 2016 ishte kreu i policisë së Vlorës, prokurorët e çështjes, sipas gjykatës së apelit të posaçëm thonë, se nuk kanë arritur të provojnë se këta funksionarë publikë kanë bashkëpunuar me qëllim të përbashkët kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimi të narkotikëve, mbajtjen e e marrëdhënieve dhe kontakteve të qëndrueshme e të pashpjegueshme me anëtarët e organizatës kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy