
Aksident me pasojë një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Korçë-Bilisht".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



