Dy zjarre janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Fierit. Mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:30 në fshatin Mushonjë të Mallakastrës, ka rënë zjarr në një banesë me dy hyrje në pronësi të vëllezërve N.L 69 vjeç dhe P.L 66 vjeç.
Në vendngjarje u dërguan zjarrfikëset dhe shërbimet e Policisë. Si pasojë e flakëve janë djegur çatitë e të dyja hyrjeve dhe orenditë shtëpiake. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.



