Çmontonin makinat e kontrabanduara nga Britania e Madhe/ Arrestohet pronari i servisit në Dimal, një tjetër në kërkim

Çmontonin makinat e kontrabanduara nga Britania e Madhe/ Arrestohet pronari i servisit në Dimal, një tjetër në kërkim

Policia e Beratit njofton se pronari i një servisi në Dimal është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë, ishin përfshirë në çmontimin e makinave që kontrabandoheshin kryesisht nga Britania e Madhe. 

Pas çmontimit, ato shiteshin për pjesë.

Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore.

Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar gjithsej 68 automjete, pjesërisht të çmontuara. Ndërkohë bëhet me dije se, punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy