Humbi jetën pasi u rrëzua në vendin e punës/ Policia shpall në kërkim administratorin e firmës në Berat

Humbi jetën pasi u rrëzua në vendin e punës/ Policia shpall në kërkim administratorin e firmës në Berat

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëri të ditur se, pas informacionit të dhënë pasditen e djeshme për humbjen e jetës së shtetasit R. H., dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë rrëzimi nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ku ai po punonte. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kryen menjëherë verifikimet e nevojshme pas ngjarjes.

Pas përfundimit të hetimeve, u shpallën në kërkim administratorët e firmës së ndërtimit, shtetasi T. N., 65 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për teknikun e ndërtimit të kësaj firme, shtetasin S. B., 69 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Aktualisht, policia po punon për kapjen e 65-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy