Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut” (VIDEO)

Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut” (VIDEO)

Shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut” në Shkodër, pas goditjes nga së pësuar nga një kamion eskavator.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.  

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. 

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy