Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 26-vjeçari në Laç/ Pritet ekstradimi

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 26-vjeçari në Laç/ Pritet ekstradimi

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Laç, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 91”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

 

Në pranga ka rënë shtetasi Mateo Selala, i cili dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, i përfshirë në vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh. 

 

Sipas policisë, operacioni u finalizua falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit me partnerët spanjollë. 

 

Ndaj 26-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në shkurt të vitit 2026, nga autoritetet gjyqësore spanjolle, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”. 

 

Hetimet tregojnë se ai dyshohet se më 14 dhe 15 mars 2025 ka kryer vjedhje në dy banesa në zona të ndryshme në Spanjë, si dhe ka ndërhyrë duke ndryshuar targat e një automjeti. 

 

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid për procedurat e ekstradimit të të arrestuarit drejt Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy