Hetimi i Veliajt/ Zhabina: Po kërkohen të intimidohen dëshmitarët. Besoj që SPAK ka të tjera informacione 

Hetimi i Veliajt/ Zhabina: Po kërkohen të intimidohen dëshmitarët. Besoj që SPAK ka të tjera informacione 

Gazetari Xhevahir Zhabina duke komentuar në “MCN Informacion” hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, thotë se duket sikur po kërkohen të intimidohen edhe dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi në dosjen e kryebashkiakut.

Po ashtu ai thekson që Rama dhe Veliaj po e kthejnë çështjen në personale me prokurorin dhe gjykatësin, duke mos bërë pis të gjithë SPAK-un. Sipas gazetarit kjo është një dosje e hetuar mirë, dhe SPAK mund të ketë të tjera informacione që s’janë bërë ende publike. 

Kam përshtypjen se ky arrestim dhe kjo dosje i ka gjetur të papërgatirur politikën, kampin e mazhorancës. Pas reagimeve dukshëm që s’kanë pasur informacion, ndryshe nga arrestimi i shumë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve. Është një nga ato çështje që është hetuar në kohë rekord, pasi është një vit nga momenti i regjistrimit. 

Po bëhet një mbrojtje ndaj Veliajt duke e kthyer çështjen në personale, duke thënë që ai është gjyqtar i PD-së. Personale edhe me prokurorin Ols Dado, duke i kujtuar atij edhe leje ndërtimi të marra kohët e fundit. Z.Veliaj dhe z.Rama duan ta mbajnë debatin në nivel personal, nuk duan ta bëjnë pis të gjithë SPAK-un. Kur vjen te z.Dumani, është pak më i kujdesshëm z.Rama. 

Duket sikur kërkohen të intimidohen edhe dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi në dosjen e Veliajt. Z. Rama thotë që dëshmitarët janë intimiduar, edhe z.Veliaj thotë të njëjtën gjë. Jam kurioz të di çfarë qëndrimi do mbajnë ata pas një apo dy muaji. E gjithë fabula të bën të mendosh që SPAK ka informacione të tjera që s’i ka bërë me dije për palët. Ne nuk dimë se çfarë kanë ato mijëra faza të tjera të dosjes”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy