
Nuredin Dumani është trasnferuar mbrëmjen e sotme nga ambientet e Spitalit të Traumës në Spitalin e Burgut, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas burimeve, Dumani do të qëndroj aty për disa ditë, deri sa gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.
Kujtojmë që 39-vjeçari Nuredin Dumani u arrestua pak ditë më parë ngë një apartament në qytetin e Fierit, pas një atentati që iu bë në fshatin Papër në Elbasan. Në këtë atentat, Dumani mbeti i plagosur në shpinë, për të cilën po merr edhe kujdes shëndetësor. Ndaj tij, rëndojn akuza të rënda penale.



