
Një vajzë e re në Shkodër, është vënë në prangat e policisë, e akuzuar për përplasjen për vdekje me makinë një person.
Automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, përplasi këmbësorin R. C., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën.
Për këtë ngjarje specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.



