Emri/ Vrasja e ish-deputetit Ujka, arrestohet autori i dyshuar

Emri/ Vrasja e ish-deputetit Ujka, arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet i riu Kristjan Kelmendi, 20 vjeç, si i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Burime për MCN bëjnë me dije se 20-vjeçari dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe gjithashtu dyshohet për një borxh të pashlyer të ish deputetit ndaj 20-vjeçarit për një apartament.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet.

Kujtojmë se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Në momentin e vrasjes ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.

Në dëshminë e saj, gruaja ka deklaruar se thjesht ka parë bashkëshortin e saj që është shembur në tokë, duke konfirmuar se është qëlluar me silenciator.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy