Fusha e mbetjeve urbane në qytetin e fierit prej disa orësh është përfshirë nga zjarri, ndërsa mëngjesin e sotëm situata është rënduar dhe e gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Banorët e zonës janë ankuar për situatën alarmante, pasi aroma e rëndë dhe tymi ka shfaqur probleme në frymëmarrje tek ta.
Hapësira ku hidhen mbetjet urbane ndodhet rreth 3-4 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit, ndërsa era e keqe ka pushtuar gjithë vendin.
Nga ana e zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e flakëve një ditë më parë, ndërsa shtresat disavjeçare të mbetjeve, kanë bërë riaktivizimin e flakëve të cilat kanë agravuar orët e para të mëngjesit.



