
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditet këtë të hënë Turqinë dhe Sirinë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj deklaron se shqiptarët do t'i qëndrojnë pranë njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi.
Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!



