Nikël, shkon në 20 numri i të arrestuarve në operacionin "Agimi"

Nikël, shkon në 20 numri i të arrestuarve në operacionin "Agimi"

Policia bën me dije se ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve në në kuadër të operacionit të nisur në maj 2021, në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin: M. K., 62 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Agimi”.

Shkon në 20 numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve në kuadër të operacionit të nisur në maj 2021, në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Prej majit të vitit 2021 janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin:

M. K., 62 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

Operacioni nisi në maj 2021, bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone, të kryera nga Policia e Shtetit dhe  ato nga ajri, të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. 

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy