Radhimë/ I vuri zjarrin një sipërfaqe toke duke djegur 300 rrënjë ullinj, arrestohet 36-vjeçari

Radhimë/ I vuri zjarrin një sipërfaqe toke duke djegur 300 rrënjë ullinj, arrestohet 36-vjeçari

Një i ri nga Orikumi ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se dogji një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Radhimë.

Drupal Ad

 

 

 

Në vijim të punës hetimore dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara u bë ndalimi i shtetasit S. S., 36 vjeç, banues në Orikum, me precedent penal në fushën e narkotikëve.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza  lënde narkotike marijuanë.     

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy