Kultivoi kanabis në Lezhë, arrestohet 53-vjeçari! Në pranga dhe dy të tjerë, goditën njëri-tjetrin me mjete të forta

Kultivoi kanabis në Lezhë, arrestohet 53-vjeçari! Në pranga dhe dy të tjerë, goditën njëri-tjetrin me mjete të forta

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë  në Lezhë në kuadër të operacionit "Forbidden".

Bëhet me dije se është arrestuar 53-vjeçari me iniciale A. N., për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë", pasi rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

Po ashtu në pranga kanë rënë A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi Lezhë / Vijon puna nga strukturat e Policisë, për goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar "Forbidden".

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit “Forbbiden” u vunë në pranga edhe 2 shtetas, të cilët plagosën njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë).

Sekuestrohen mjeti i fortë dhe prerës (shkop druri dhe thikë), fishekë arme gjahu, si dhe asgjësohen bimët narkotike.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forbbiden”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

 A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë", pasi nga hetimi disajavor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy