Gazetarja Anduena Llabani në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me sasinë e drogës së kapur para dy ditësh në portin e Durrësit.
Ajo tha se në portin e Durrësit mungon transparenca, ndërsa bëri të ditur se në shumë raste janë vetë punonjësit e portit ata që bëjnë dhe daljen e shumë mallrave.
Arrestimi i një punonjësi është një çështje periferike e dimë që në xhiro të larta emërohen njerëz të lidhur me pushtetin dhe në rastin konkret profesionalisht unë kam komunikuar me ish-zyrtarë të portit të Durrësit dhe mund të them që nuk ka një mekanizëm transparent për të parë procedurën që kalojnë këto mallra para se të ç’doganohen dhe futen në treg. Nëse do të hysh në portin e Durrësit do shohësh shumë porta dhe ajo që shihet është se aty shumë mallra dalin nga vetë punonjësit e portit. Ajo ka qenë një çështje e vënë në diskutim dhe nga organet hetimore dhe ka shumë çështje që kanë shkuar në prokurori dhe janë mbyllur.
Më tej Llabani tha se kamionë ka kohë që hynë në Shqipëri, që sasi të tilla harrohen ose lihen qëllimisht në kontejnerë për të kaluar më pas sasi më të mëdha.
Kontrollet në portin e Durrësit ka raste dhe që cedohen dhe sigurisht ka dhe mënyra të tjera përveç dronit ku në pjesën e pasme të kontejnerit vendosen dhe më pas merren dorazi nga punonjësit dhe i kalojnë. Interesante është se kemi kërkuar informacion nga doganat se kush janë rastet e kapjes, kthimet, sa kanë rezultuar problematikë, ku vendosen lëndët e larguara. Kokaina vendoset edhe në lëkura, aty ku qeni nuk e nuhat dot.



