
Një 52-vjeçar u arrestua në Elbasan pasi tentoi të korruptonte një punonjës të policisë për të shmangur gjobën.
Ferdinad Zyla, 52 vjeç, banues në Cërrik, është vënë në pranga pasi ka tentuar t’I japë një shumë parash policit rrugor, i cili do ta ndëshkonte me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Sipas policisë, Zyla u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.



