Rritet niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit, arrin në 6.8 metra

Rritet niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit, arrin në 6.8 metra

Reshjet e dendura të shiut në Qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumit Vjosa, veçanërisht në zonën e Novoselës. 

Autoritetet lokale janë në komunikim të vazhdueshëm me Prefekten e Qarkut Gjirokastër për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar çdo rrezik të mundshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit ka arritur kuotën 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Strukturat përgjegjëse ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë në mënyrë të pandërprerë zhvillimet e situatës, si edhe parashikimet e motit për orët dhe ditët në vijim.

Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore në nivel qarku janë angazhuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast të përkeqësimit të situatës. 

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy