Shtatë vjet burg për fadromistin e landfillit të Sharrës.
Kjo është pretenca e prokurorisë në përfundim të hetimeve për Kasem Koçin, 64 vjeç, i cili akuzohet për shkelje të rregullave në punë me pasojë vdekjen e një gruaje.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 dhe viktimë është bërë një grua.
50-vjeçarja Myrvete Duka, nënë e dy fëmijëve, u aksidentua nga fadroma teksa mblidhte kanaçe.



