Meta në fshatrat e përmbytura të Sukthit: Qytetarët kanë nevojë për shërbime, jo propagandë

Meta në fshatrat e përmbytura të Sukthit: Qytetarët kanë nevojë për shërbime, jo propagandë

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të cilat u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është e papranueshme që këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore. Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Më tej, Meta shprehet se qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe jo për propagandë.

POSTIMI I METES

Sot isha pranë banorëve të njësisë administrative Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të përmbytura si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, të cilët veç pasojave të tërmetit dhe pandemisë, po vuajnë nga dëmet e motit të keq dhe mungesa e ndihmës shtetërore.

U informova prej tyre se dalja e lumit Erzen nga shtrati, ka izoluar me dhjetëra familje, shumë prej të cilave me prezencë shqetësuese uji, ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, ka dëmtuar argjinaturat, si dhe ka bllokuar të gjitha kanalet kulluese dhe tumbinot.

I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre.

Për shkak të pasojave të tërmetit, të COVID-19, krizës ekonomike të shkaktuar prej tyre dhe rëndimit të gjendjes nga përmbytjet, është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t’u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore.

Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet.

Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy