Arrestohen tre të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.
Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, është i mundur ekstradimi nga Greqia i shtetasit Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.



