Manovra të rrezikshme me makinë me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet shoferi në Berat

Manovra të rrezikshme me makinë me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet shoferi në Berat

Kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet gjobitet drejtuesi i mjetit në Berat, si dhe i pezullohet leja e drejtimit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar  punën për identifikimin e tij.    

Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.  

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor.   

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy