Qarkullonte me armë zjarri, në pranga 40-vjeçari

Qarkullonte me armë zjarri, në pranga 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ra në prangat e Forcave “Shqiponja” pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Arrestimi ndodhi në bulevardin “Bajram Curri” ku shtetasi me inicialet R.XH., lëvizte i armatosur me motor.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Black bag", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.  Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja".

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin "Bajram Curri", një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin "Bajram Curri", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy