Vodhi monopatina dhe biçikleta, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Vodhi monopatina dhe biçikleta, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale B.D pasi dyshohet se gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Bëhet me dije se 33-vjeçari ka grabitur  monopatina dhe biçikleta.

Njoftimi: Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy