Aksident në aksin Berat–Lushnje, automjeti përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve plagoset rëndë

Aksident në aksin Berat–Lushnje, automjeti përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve plagoset rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin në aksin Lushnje-Berat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së dielës, pranë fshatit Çukas.

 Sipas informacioneve paraprake, në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh, Bilbil dhe Xhevahire Nure.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e drejtimit të mjetit, konkretisht bllokimi i timonit, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e automjetit.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy