Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe 4 pasagjerët

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe 4 pasagjerët

Aksident me pasojë 5 persona të plagosur është regjistruar në orët e para të kësaj të premte në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, ku shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy