Ambasadori i Katarit i ofron Rrumbullakut ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe kamera trupi për Policinë

Ambasadori i Katarit i ofron Rrumbullakut ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe kamera trupi për Policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u diskutua për çështjet me interes të përbashkët dhe për evidentimin e fushave në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit, jo vetëm në projektet e iniciuara më parë, por edhe duke ofruar ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe ndihmë me kamera trupi dhe sisteme komunikimi me radio për punonjësit e Policisë së Shtetit, që parashikohen në projektin që Policia e Katarit do të ofrojë për Policinë e Shtetit.

Lidhur me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes palëve, ambasadori e ftoi kryepolicin shqiptar, për një vizitë zyrtare në Katar, për të biseduar me homologun e tij, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Nga ana e tij Rrumbullaku e siguroi ambasadorin se të gjitha projektet dhe marrëveshjet e iniciuara më parë do të finalizohen dhe bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Katarit do të thellohet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy