
Një 43-vjeçar u arrestua në Durrës për përndjekje dhe kërcënim të ish-bashkëshortes dhe dy fëmijëve të mitur.
Ndërkaq një 32-vjeçar ra në pranga në Kavajë pasi dhunoi bashkëjetuesen.
"Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin D. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”.



