
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Rafael Duamena. Futbollisti ganez ndërroi jetë të shtunën rrugës për në spitalin e Durrësit, pak minuta pasi pësoi atak kardiak në fushën e blertë.
Hetimet e organit të akuzës përqendrohen te fakti që futbollisti është lejuar të luante, pavarësisht se mjekët ia kishin ndaluar një aktivitet të tillë, për shkak të problemeve me zemrën.
28-vjeçari ganez u skualifikua nga Brighton Premier League në 2019, pasi kontrollet mjekësore zbuluan se ai kishte një problem në zemër për të cilin iu vendos një defibrilator, aparat që e mbajti për disa kohë dhe më pas e hoqi.
Në bazë të ligjit europian, një sportist me defibrilator nuk duhet të luajë më futboll profesionist.
Megjithatë, pavarësisht kësaj atij iu besua roli i sulmuesit të Egnatias, një sfidë kjo që i kushtoi jetën.



