Rriten rastet e reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rriten rastet e reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit edhe në Maqedoninë e Veriut. Pas një kohe të gjatë, numri i rasteve të reja ka kaluar 100. 

Në mbarë vendin nga 5.276 teste të kryera janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 60 janë shënuar vetëm në Tetovë, ndërsa 34 në Shkup, 21 në Gostivar.

Nga MSH në Maqedoninë e Veriut, informojnë se kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Mosha e të vdekurve është nga 31 deri në mbi 65 vjeç, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 18 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 156.707 raste, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, kurse 5.497 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vend janë 770 raste aktive me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy