
Mjeku nga Korça, Thoma Nini është ndarë nga jeta këtë të hënë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Nini ka shërbyer për gati tre dekada si mjek pneumofiziatës në spitalin e Korçës, ndërsa ishte një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në këtë qytet dhe mbajti për disa vite postin e kryetarit.
Ai ka qenë kandidat nën siglën e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Pas vitit 2006, Nini u emërua konsull i Shqipërisë në Selanik ku qëndroi për të paktën katër vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi disa vite derisa doli në pension.



