Avokati Redi Ramaj tha në emisionin "Fact Check" se duhet të bëhet hetimi nëse shkolla “Fan Noli” ka pasur dijeni mbi konfliktin mes të ndjerit Martin Cani dhe autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.
Ai shton se minimalja duhet të ishin njoftuar prindërit mbi konfliktin.
“Në dijeninë time nga hetimet kuptohet ose mendohet në këtë moment që ka një autor të dyshuar të vetëm, të paktën në goditjen fatale. Ne duam që situata të jetë e plotë. Edhe plagosja e Luisit të jetë e qartë. Me tre ekspertë që ka marrë prokuroria do dalë në konkluzione përfundimtare. Të shuajmë edhe këtë dyshimin e fundit të plagosjes së Luisit. Fatkeqësisht sot s’jemi njohur me pjesën më të madhe të provave, me aktin e ekspertimit të Martin Canit, me dëshmitë jemi njohur në mënyrë të pjesshme. Ne mendojmë si palë që ka edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi ngjarjen dhe s’janë pyetur. Më kanë thënë që është pyetur edhe oficeri i sigurisë. Duhet të bëhet edhe hetimi nëse shkolla ka pasur dijeni. Duhet ta dokumentojë prokuroria”.
Rama shtoi se “nga hetimi unë individual kuptohet që në shumë shkolla publike në Shqipëri janë parë edhe fizikisht me armë të ftohta në shkolla. Minorenët nuk kanë as përgjegjësi penale nën 13 vjeç.”



